Thirrja e fortë nga fëmijët: Rama si Asad! Mos na helmoni (FOTO/VIDEO)

Lënda gaz lotësjellës e hedhur gjatë protestave të opozitës, që për këtë të fundit është helmues, ka ngritur në një marshim qindra e mijëra qytetarë. Fëmijë dhe të rinj, u solidarizuan me vajzën e vogël që u godit dje gjatë protestës me gaz lotsjellës. Ajo është bërë simboli i një proteste të heshtur të disa të rinjve dhe fëmijëve kundër sjelljes së policisë me qytetarët.

Fëmijët mbajtën kundragaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Ministria e Brendshme, ndërsa vajzat e reja që i shoqëronin, kishin stampuar në bluza portretin e vajzës së goditur me gaz lotsjellës, me mbishkrimin ”Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët”.

Protesta e heshtur e fëmijëve u mbyll para Ministrisë së Brendshme, institucionit përgjegjës për përdorimin e lëndës helmuese kundër protestave qytetare. Fëmijët lanë aty kundragazët për t’i treguar qeverisë se në një vend normal protestuesit paqësorë, gratë dhe fëmijët nuk sulmohen me helme kimike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky marshim është një thirrje e fortë dhe një këmbanë alarmi dhe do të jetë një rast kriminal nëse vërtetohet kjo akuzë e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?