Thirrja nga Rama: T’i japim përtej të majtës e të djathtës një shtysë të fortë Shqipërisë 2030 në BE

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama i fton të gjithë qytetarët që nuk e kanë ndarë akoma mendjen të votojnë PS-në.
Rama ndau shembullin e një qytetari nga diaspora, i cili ka dërguar disa biskota Pashkësh në formën e dorës së hapur që tregon numrin 5 ku renditet PS ne fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
“Voto 5 nëse s’e ke ndarë akoma mendjen, bashkohu edhe ti me këtë zgjedhës nga diaspora, që dërgoi këto biskota Pashkësh dhe të gjithë bashkë, pa dallim, t’i japim përtej të majtës e të djathtës një shtysë të fortë më 11 maj Shqipërisë 2030 në BE”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.