”T’i harroni paratë nga Europa nëse Beleri nuk betohet”, ministri grek kërc*non Shqipërinë

Çështja e Fredi Belerit po kthehet në një betejë të Greqisë. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Adonis Georgiadis dha sot një mesazh të ashpër për Shqipërinë. Ai paralajmëroi vendin tonë me një gjuhë të ashpër, ku tha se nëse nuk bëhet betimi i Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës, Shqipëria do të ketë pasoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Ta harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Belerit. Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”,-tha ministri i Punës në Greqi.

Mospjesëmarrja e Shqipërisë në darkë, vjen në një kohë kur Tirana dhe Athina zyrtare janë përplasur për çështjen e Fredi Belerit. Nga njëra anë është qeveria greke që kërkon lirimin nga qelia të kryebashkiakut të Himarës dhe nga ana tjetër qëndrimi i pandryshuar i Ramës, i cili që arrestimin dhe hetimin e Belerit në akuzë për blerje të votave, e quan çështje të drejtësisë në të cilën Greqia nuk duhet të ndërhyjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar të drejtë refuzimin e Presidentit Bajram Begaj për të mos shkuar në Athinë, pasi ftesa ishte me spec. Për të ftesa greke kërkonte që të anashkalonte kryeministrin shqiptar dhe duke mos e pranuar ftesën për zotin Begaj, e bën që Presidenti të mos përdoret si Kalë Troje, pra si mjet për të evituar kryeministrin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?