Salvini: Afrikanët do i dërgojmë në Shqipëri

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka refuzuar çdo kritikë të institucioneve europiane të cilat e kanë paralajmëruar për planin për të strehuar në vendit tonë një pjesë të këtyre emigrantëve. Duke folur në një aktivitet në Padova, Salvini theksoi se eritreasit do të dërgohen në Shqipëri, do apo nuk do Bashkimi Europian.

”Gjatë 20 viteve të fundit ne jemi mësuar me faktin se emigrantëve që mbërrinin në Itali nga Shqipëria. Për herë të parë, pas 20 vitesh, ne kemi arritur të dërgojmë disa emigrantë nga Italia në Shqipëri. Por Europës nuk po i pëlqen kjo. Europa ka thënë jo. Në teori, këtë njerëz po i largohen luftërave por kur vijnë këtu ata duan të zgjedhin hotelin ku duan të qëndrojnë. Nëse Shqipëria dëshiron t’i mirëpresë, ne do i dërgojmë në Shqipëri, për ndalese të plotë. Nëse Brukseli është dakord me këtë, ne do e realizojmë. Nëse Brukseli nuk bie dakord, ne do e realizojmë gjithsesi”, deklaroi ministri i Brendshëm italian.

Bashkimi Europian ka paralajmëruar Italinë për ligjet në fuqi mbi emigrantët, të cilët nuk mund të dërgohen në një shtet tjetër kundër vullnetit të tyre. Është e kuptueshme se eritreasit që kanë mbërritur në këtë shtet të BE-së për një jetë më të mirë, do e kundërshtojnë në masë strehimin në vendin tonë. Shqipëria është shteti më i varfër në Evropë dhe që ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Europian, pas sirianëve që largohen nga lufta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?