Tirana zien nga protesta, Rama është mësuar të “arratiset”

Nuk është më çudi që në çdo rast protestash kryeministri Edi Rama zgjedh të jetë larg Tiranës.

Opozita sot organizon protestën e saj më të madhe e ndërkohë kryeministri këtë herë është zhvendosur në Berat për aktivitete qeveritare.

Rama e nisi prej ditës së djeshme vizitën e tij në Qarkun e Beratit, ku dje pati takime në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Berati Rama komentoi dhe protestën e PD-së dhe të LSI-së, ku iu bëri thirrje grave demokrate që të mbanin burrat e tyre në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“‘I bëj thirrje grave të Beratit t’i kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Asgjë s’do bëhet në Tiranë. Mbajini pas xhakete mos i lini të ikin në Tiranë se kafeneve rrinin dhe këtu po mbajini se të thonë ç’të donë gratë e bëjnë ekonominë. Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata. Punë sprapthi është kjo, dhe ato i bën Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021”, u shpreh dje kryeministri.

“Votën tuaj të 2017 nuk e luan as topi dhe jo Luli. Nëse katër vite më parë ju kam thënë na jepni besimin se do e ndryshojmë Beratin, investimi i fundit ishte bërë në ’69. Ne do të kthehemi prapë këtu dhe në katër vitet që vijnë do bëjmë shumë më shumë për Beratin”, tha Rama dje në Berat.

Lexoni edhe

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?