FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Todd:Vetëm Vladimir Putin e shpëton botën nga ISIS

 

“Rusia është e vetme fuqi e madhe në gjendje të shkatërrojë ISIS­in, pasi mund të shpërfillë akuzat dhe presionet e mediave perëndimore”, kështu ka deklaruar Guenyth Todd, ish­këshilltar i Barack Obamës dhe ishanëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. “Bota ka nevojë për një vend shumë të fuqishëm që është i gatshëm të bëjë gjithçka për të luftuar terroristët. Njëkohësisht duhen shpërfilluar akuzat për shkelje të të drejtave njerëzore dhe ndërprerjen e burimeve financiare të ISIS që vijnë nga Turqia dhe vendet e Gjirit”, tha Todd. Ai shpjegoi se SHBA­të kanë vështirësi të mëdha në nisjen e operacioneve luftarake pasi “shumë qytetarë amerikane duan të shmangin luftën”. Dyshimi që kanë terroristët është se mos ndoshta edhe Rusia është trembur nga presionet perëndimore për të kryer një ndërhyrje përfundimtare. “SHBA­të janë të pafuqishme të ndërhyjnë. Ata do të ndiheshin shumë të çliruar nëse Rusia do shkatërronte ISIS­in”, thotë Todd. Ai shton se ky është momenti perfekt për t’i goditur pas Rusia do mbështetet mediatikisht pas sulmeve që ndodhën në Paris dhe sulmet do të jenë të justifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?