FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tom Doshi mposht dyshen Berisha-Meta në Shkodër, kryeson listën e këshillit bashkiak

Në Shkodër Tom Doshi mposht dyshen Berisha-Meta.

Teksa procesi i numërimit të votave për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, në Shkodër ka mbaruar, po bëhet numërimi për anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Deri më tani në Shkodër, janë numëruar 133 kuti nga 247 në total. Sipas përditësimit të KQZ, PS ka marrë 18 mandate, e ndjekur nga BF me 13 mandate dhe PSD me 14. Vazhdon numërimi dhe PSD vetëm shtonë mandatet në raport me BF në Shkodër. E sigurtë është se kryetarin e këshillit bashkiak në Shkodër do ta marrë Tom Doshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve nga PSD e drejtuar nga Tom Doshi, kjo forcë politike do të jetë surprizë edhe në Tiranë me anëtarë për këshillin bashkiak. Por jo vetëm kaq, ata synojnë të jenë forcë serioze në të gjitha bashkitë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq në Shkodër mandate kanë siguruar edhe Partia Demokratike me 5, Partia Republikane me 1, si edhe Aleanca Liberale e Djathtë 1 dhe PLL  1.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?