FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tom Doshi sot në prokurori për të mësuar akuzën

 

Deputeti Tom Doshi pritet të paraqitet sot në Prokurorinë e Përgjithshme ku do ti komunikohen akuzat që rëndojnë mbi të. Doshi u lirua të martën nga Gjykata e Lartë e cila ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Sipas vendimit të gjykatës deputeti duhet të paraqitet çdo te hënë ne oren 10:00 në prokurori para oficerit te Policisë Gjyqësore. Pavarësisht lehtësimit të masës së sigurisë, Doshi njoftoi se nuk do te jete sot në parlament dhe se do të rikthehet vetëm për të thënë të vërtetat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë Doshi tha se ishte i pakënaqur duke u shprehur se tashmë të gjitha akuzta ndaj tij kanë rënë ndërsa akuzoi për presion ndaj gjyqtarëve Ramën, Metën dhe Llallën. Po ashtu Doshi la të kuptohet se nuk do të përfshihet në fushatën e zgjedhjeve të 21 qershorit. Sipas tij Rama nuk po u shërben më socialistëve por vetëm LSI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti ka ndërmend të vijojë betejën ligjore dhe këtë e kanë bere të qartë dy avokatët e tij të cilët paralajmëruan se cështjen do të cojnë deri në gjykatën e Strazburgut. Ndërkohë mësohet se po sot prokurorët pritet ti komunikojnë akuzat edhe deputetit tjetër Mark Frroku i cili është aktualisht i shtruar në spitalin gjerman pas problemeve me zemrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?