Topalli i kujton “kapjen për zhelesh”, Balla: Mbaj Saliun se Luli nuk të do!
Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është përplasur që në nisje të seancës sw sotme parlamentare me maxhorancën.
Seanca nisi me dy orë vonesë për shkak të problemeve me foninë, ndwrkohw Topalli vazhdoi me akuzat pwr shpenzimet e shumta që ka bërë qeveria.
“Kush mendonte në qeverisjen tonë të merrte një tender a koncension për fëmijët e tij? Ku po shkojmë kështu? Keni bërë 28 tenderë në 22 muaj. Shkoni mor në spitale dhe shikoni se si rrinë njerëzit, si qen. Ka më turp se ajo që po ndodh sot në Parlament? Hyn njëri si socialist dhe del si demokristian”, deklaroi Topalli.
Por deputeti socialist Taulant Balla i kujtoi se tenderin e fonisë e ka bërë pikërisht Topalli. “Ne do t’i nxjerrim publikut sot tenderin që ka bërë zonja për foninë e Kuvendit. E kërkove si tender gjerman dhe ke marrë këtu një gjë të shkatërruar. 534 mijë km ka bërë zonja aty. Ne kemi vetëm një faj, për hir të bashkëjetesës me opozitën, administrate e Kuvendit nuk ka bërë atë që të të çojë ty në prokurori. Të na bësh ti të ndershmen. Keni parë ndonjë vend të Botës të harxhojë kryetarja e Kuvendit 780 mijë euro naftë në vit. Ka marrë dietën zonja muaj për muaj 1.4 milion lekë që gjasme banonte në Shkodër dhe rrinte në Bllok. Për punën e fonisë e di Jozefina se në ç’hotel a restorant e ka negociuar”.
Jozefina Topalli: Ka dy vjet që kam marrë një vendim, burrat që janë nën 150 cm të gjatë nuk i kthej përgjigje. Qeveria e 1 milion shuplakave është në dimrin e vetmisë së madhe. Ngrihuni në këmbë ju nën 150 cm, tu shohim mirë dhe pastaj flisni. Para pak vitesh kur isha kryeparlamentare, njërit i kam thënë përmes rojeve që ta kapin për zhelesh e ta nxjerrin jashtë. E kam thënë shumë para kohe. Sot është koha që shqiptarët t'u kapin për zhelesh e t'u nxjerrin jashtë.
Taulant Balla:Kjo zonja që sapo foli ka histori të trishtueshme në jetën e vet dhe e kuptoj shumë mirë sa herë që flet. Shqiptarët i dinë historitë e institutit të misrit. Ti ke një problem të madh se edhe në partinë tënde nuk të duan më. Mbaj Saliun se Luli nuk të do.
KOHA JONË SONDAZH

