FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Topalli: Partia Demokratike në rrezik zhdukje

Ish-kryetarja e Parlamentit gjatë qeverisë ‘Berisha’, Jozefina topalli, ka vijuar sulmet ndaj liderit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë një interviste në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, është shprehur se Partia Demokratike dhe e djathta në tërësi është në rrezik zhdukje. Sipas saj arsyeja për këtë është mospatja e një ideologjie të djathtë çka e ka futur PD-në në një krizë të thellë identiteti.

Për këtë Topalli fajëson kryetarin Lulzim Basha.  Si një nga zërat më kritikë të Lulzim Bashës, Topalli është shprehur se Partia Demokratike nuk është një alternativë qeverisëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa dha arsyet për këtë, ajo tha se në PD ka mungesë të përfaqësimit, mungesë të lidershipit, krizë identiteti dhe një rezultat shumë të dobët në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?