FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Topalli përplaset me Bashën: Opozita nuk është kurrkund

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Jozefina Topalli i ka kërkuar llogari kryetarit të PD Lulzim Basha lidhur me mbështetjen që ky i fundit ka premtuar studentëve gjatë ditës së sotme.

Ajo e ka pyetur Bashën, se pse nuk është shprehur që para një viti për ligjin e arsimit të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ku ishte PD gjatë një viti që studentë kërkonin ndryshimin e ligjit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi ç’baza dhe si do mbështesë konkretisht PD këtë protestë?"

 

Mendoj se nuk jemi në një linjë me fjalën tënde, sepse unë besoj se duhet kaluar nga fjalët në vepra….çfarë të të them kjo opozitë nuk është kurrkund”, ka përfunduar fjalën e saj Topalli, e cila ka mbetur pa përgjigje, pasi kryetari Basha është informuar për vrasjen e ndodhur sot në Dajt dhe më pas mbledhja është ndërprerë.

Gjatë debatit dhe pyetjeve të Topallit nuk ka reaguar askush, madje as Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?