FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Topi në Pogradec: Ja pse pranuam ftesën e Edi Ramës për koalicion

 

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi ka organizuar në Pogradec një takim me strukturat e partisë për zgjedhjen e kreut të kësaj partie në këtë qytet .

Respektuam dhe vlerësuam kërkesën për koalicion që u bë nga Rama publikisht. E pranuam këtë ftesë. Krahu i ashtuquajtur i djathtë as nuk denjoi të dërgonte ftesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi ndarë për parime dhe jo për çështje personale. Ata punojnë për pushtet dhe interesat e tyre, ne për parime. E neveritshme kur partitë politike futen në koalicion për të bërë pazare”, u shpreh Topi duke iu drejtuar të pranishmëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, Gazmend Oketa tha se aktualisht kjo parti është në fillesat e koalicionit me Partinë Socialiste ndërkohë që në Korçë FRD është përjashtuar nga PD pa asnjë bazë.

Ndërtimi në parim pra ndërtimi në shtet është parimi ynë. Kodi zgjedhor duhet të respektohet. Do vazhdojmë të zgjedhim kandidatin e duhur për çdo bashki. KQZ fatkeqësisht është një institucion i kontrolluar politikisht, ndërsa Kodi Zgjedhor antikushtetues”, u shpreh Oketa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?