TPZ.al: Zbulohet plani si do t’ia marrin zyrën në PD Lulzim Bashës

Gjatë një prononcimi në Opinion sot, Sali Berisha foli për ngritjen e një “Komisioni provizor” nga Kuvendi i 11 Dhjetorit që do të marrë drejtimin e partisë Demokratike deri në zgjedhjet e reja. Pas kësaj deklarate, Arben Ristani, mbështetës i Foltores zbuloi skenarin që do të ndiqet deri në largimin e Bashës nga zyra e tij në PD.

“Fillimisht miratohen ndryshimet në statut dhe ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë. Kryetari do të shkarkohet për shkelje të statutit. Do shqyrtohet veprimtaria e tij në kuvend dhe do shkarkohet. Basha shkarkohet bashkë me Kryesinë që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë. Pas kësaj, ngrihet një Komision Provizor që merr drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit të Partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?