Tritan Shehu: Ballkani i hapur” nuk mund të ringjallet dhe as të “varroset” në Tiranë!
Nga Tritan Shehu
Ballkani i hapur” nuk mund të ringjallet dhe as të “varroset” në Tiranë!
Iniciativa “Ballkan i hapur” a “Minishengen ballkanik”, në realitet “Jugosllavia e Re” është tashmë një projekt i “vdekur”.
Ai lindi nga Vuçiç, u mbështet nga Rama dhe Zaev, duke mos gjetur asnjë përkrahje më tej.
Jo vonë dhe elektorati i MV rrëzoi Zaev duke votuar edhe kundër ketij projekti.
Kështu kjo formë vuçiçiane “Ballkani” realisht u tret, gjë që u verifikua në takimin e fundit të Novi Sad, apo në atë ”on line” në Beograd, kur dhe Vuçiç e braktisi duke zgjedhur Putinin si pjesë e Unionit EuroAsian që është.
Ndërsa Presidenti i MV nga Prishtina i dha “colpo di grazia”.
Pra dhe ai vend, me Zaev ish-Kryeministër, është de facto jashtë kesaj iniciative.
Takimi të hënën në Tiranë është një takim bilateral Rama-Vuçiç mbi rrënojat e një projekti të dështuar antieuropeist, që nuk i ngel tjetër, veçse të varroset.
Por jo në Tiranë!
“Trupi” i tij nuk ka asgjë të përbashket me vendin tone e aspiraten tone europiane e perendimore.
“Varri” i tij mund të jetë në Beograd, aty ku lindi, për reminishencat e të cilit u krijua.
Tashmë është e qartë se jo vetëm Shqipëria, por dhe MV, vendet e rajonit, mbështesin e pranojnë si forma bashkëpunimi vetëm projektet e Brukselit si p.sh. ai i Berlinit, të domosdoshme këto edhe për procesin tonë të integrimit.
Shqipëria nuk ka pse të bëhet pjesë as dhe e ”ceremonisë mortore” të atij procesi të bazuar mbi ëndrra të vjetra nacionaliste serbe e lindore, që ishte i destinuar të vdiste që me lindjen e tij.
Se për “ringjallje” as që bëhet fjalë, ai tashmë është në “vdekje biologjike”.
KOHA JONË SONDAZH

