Tritan Shehu për referendumin e Berishës: Në Gjirokastër 1834 anëtarë të PD-së ratifikuan shkarkimin e Lulzim Bashës

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në qarkun e Gjirokastrës.

Deputeti i PD-së për këtë qark, Tritan Shehu bën të ditur me ane të një postimi në Facebook, se në votim morën pjesë 1834 anëtarë të PD-së.

Sipas tij, ata kanë ratifikuar vendimin e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit për të shkarkuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shehu gjithashtu ka vënë në dukje se në votimin e qershorit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, morën pjesë 1114 anëtarë në këtë qark.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i Tritan Shehut:

Qarku i Gjirokastres perfundon me sukses te plote referendumin e PD. Nje falenderim i pa kufishem per antaresine e PD se Qarkut, komisioneret qe u impenjuan gjate gjithe ketij procesi te sotem, per te gjithe.

Ne kete referendum votuan 1834 antare te PD, qe me vullnetin e tyre te lire, ne transparence te plote ratifikuan vendimin e Kuvendit per shkarkimin e Z.Basha nga posti i kryetarit.

Desheroj te ve ne dukje se ne votimin e Qershorit te zgjedhjes se Z.Basha moren pjese 1114 antare.

Votimi masiv i sotem i hap rruge nje procesi te plote te implementimit te te gjithe vendimeve te atij Kuvendi, duke synuar nje PD me te hapur, demokratike, te decentralizuar, me nje rol te forte te strukturave e antaresise.

Ky eshte nje hap i rendesishem ne zgjerimin mundesise se bashkejeteses sone edhe ne diversitet ne PD, ne forcimin e saj e te luftes opozitare, si domosdoshmeri per permbysjen e ketij rregjimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?