FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Triumf i konservatorëve në Austri, fiton 31 vjeçari

Pas një fushate elektorale të përqendruar në temat e imigrimit, të islamizimit dhe të refugjatëve dhe një gare të populistëve nga e djathta dhe fare nga e djathta, Austria duket se do të orientohet djathtas. Partia konservatore, Partia Popullore Austriake (ÖVP) me kandidatin e saj Sebastian Kurz ka fituar sipas përllogaritjeve paraprake 31,5% të votave.

Österreich Parlamentswahl Anhänger von SPÖ (Reuters/L. Foeger)

Pas saj renditet Partia Socialdemokrate e kancelarit aktual Christian Kern. Në vend të tretë me 25,9% renditet partia populiste e djathtë FPÖ.

Pjesëmarrje e lartë në votime

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendrat e fundit të votimeve në Austri u mbyllën në orën 17:00. Por numërimi i votave do të vazhdojë deri nga mesi i javës, për shkak se ka pasur shumë zgjedhës që kanë votuar përmes votimit me rrugë postare.

Swiss Digital Mobile Reklama
Österreich Parlamentswahl Wahllokal (picture-alliance/APA/B. Gindl)

Pjesëmarrja në votime ishte edhe më e lartë se në vitin 2013, kur ishte 74,9%. Kjo lidhet me luftën e ashpër elektorale mes socialdemokratëve dhe konservatorëve dhe akuzat e ndërsjellta. (DW)

Urimi Lulzim Bashës për kreun e Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka uruar por fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Austri, kreun e Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz.

Ka qenë vetë Basha, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka uruar kancelarin e ri të Austrisë. Sipas tij me kancelarin e ri të Austrisë, Shqipëria do të ketë një mbështetje edhe më të madhe në rruigën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ja postimi i Bashës:

Sapo urova mikun tim, kryetarin e Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz për fitoren në zgjedhjet e sotme parlamentare. Fitorja e tij pas nje beteje të fortë dhe fushate të shkëlqyeshme është një lajm i mirë për Austrinë, Europën dhe familjen tonë politike EPP – European People’s Party. Me kancelarin e ri Kurz, Shqipëria do të ketë vëmendje dhe mbështetje më të fuqishme në sfidat jetike të demokracisë dhe integrimit europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?