FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla poston foto me Edi Ramën, ndonëse ndodhet në Lushnjë dhe kryeministri në Spanjë!

“Internacionalia Socialiste nis një epokë të re. Kryeministri i Spanjës i sapo zgjedhur President i Internacionales Pedro Sánchez Pérez-Castejón dhe Zv/Presidenti, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në drejtimin e organizatës më të madhe politike botërore, me 132 parti socialiste, socialdemokrate dhe laburiste anëtare. Prej 19 vitesh Partia Socialiste është anëtare e Internacionales Socialiste”- shkruan sonte Taulant Balla, kryetari momental i grupit të PS.

Ndërkohë që poston shënimin përkatës e shoqeron atë me një foto të tij, sikur edhe ai ndodhet në Spanjë me kryeministrin Rama. Por sot Taulant Balla ishte në Lushnjë, sapo SPAK-u vuri hekurat në zonën e tij si drejtues i PS. Dhe ishin 430 kilogram kokainë me vlerë 40 milionë euro ose te laboratori i dytë më i madh në Shqipëri i kokainës, pas atij të Xibrakës në zonën e tij elektorale!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është foto e Taulant Ballës sonte në facebook, ndonëse ndodhet në Lushnjë. Me sa duket i duhet një foto me kryeministrin tani që po sulmohet nga PD për vrasjen e një avokati në Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo dosje sapo është hapur dhe thuhet se dikush e ka një kopje të DVD!

Kryeministri që është Spanjë sonte duket se ka tjetër veshje (shiko foton e postuar nga vetë Rama në facebook datë 25/11/2022.

Në foto: Edi Rama sot në Spanjë si zëvendës President i Internacionales Socialiste

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?