Tushaj: Rama i ka ditët e numëruara si kryeministër
Ish-Deputeti i LSI, Viktor Tushaj ne nje interviste per televizionin Fax News komentoi zhvillimet me te fundit politike. Tushaj tha se Rama i ka ditet e numeruara si kryeminister, pavaresisht perpjekjeve te tij te turpshme per te krijuar nje opozite artificiale me deputete te blere. I pyetur nese po shkohet drejt krijimit të një opozite të re me këto lëvizjet e fundit, Tushaj tha:
Nuk e besoj se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të tentojë që të krijojë një opozitë të re. Unë kam bindjen që ai kërkon të fitojë kohë. Padyshim që ka gjetur njerëz që për interesat e tyre personale, padiskutim kanë pranuar për hir të interesave të tyre personale që të hyjnë në Parlamentin e Shqipërisë, por gjithsesi ata nuk mund ta zëvendësojnë opozitën.
Nëse Edi Rama do të zgjedhë që të qeverisë pa opozitën, të jeni të sigurtë që ditët do ti ketë të numëruara”, tha ish-deputeti i LSI-se, Viktor Tushaj
KOHA JONË SONDAZH

