FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

TVSH për biznesin e vogël, Vasili: Duartrokitën dhe kur ia hoqën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël. Në një status në facebook, Vasili thotë se ishte maxhoranca që duartrokiti me të madhe kur i hoqi TVSH-në kësaj kategorie biznesi.

“TVSH-ja dhe budallenjtë duatrokitës. Çudi e madhe me këta budallenjtë e çdo lloji, varieteti e gjatësie qofshin. Vetë i bënë duart gjak e duartrokitën me të madhe kur ia hoqën TVSH-në biznesit të vogël dhe po vetë prapë i bëjnë duart gjak dhe po duartrokasin me të madhe tani që po ia vënë TVSH-në prapë”, shkruan Vasili në profilin e tij në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?