FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U akuza se shpalli zgjedhjet në FRPD pasi Këlliçi iu bashkua foltores së Berishës, Basha: Janë sajesë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzave të Belind Këlliçit se i ka shpallur zgjedhjet për kryetar për shkak se ai dhe disa të rinj i janë të FRPD-së i janë bashkuar foltores së Berishës, iu përgjigj se kjo është një sajesë për interesa personale.

“Jo nuk është aspak e vërtet kjo është një sajesë e fabrikosur për interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim FRPD ka zhvilluar zgjedhje një anëtar një votë. Prej dy vitesh mandati i kryetari ka skaduar dhe në përputhje me normat e demokratike, të rinjtë do zgjedhin kryetarin e ri. Kemi shumë sfida përpara por asgjë nuk pengon PD të zbatojë normat statusore të demokracisë aq më pak interesat perosnale të pengojnë zgjedhje të tilla”, tha Basha.

Ndërkohë kreu i PD ka folur edhe për zgjedhje të reja ku sipas tij duhet të pres interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?