FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ulsi Manja kallëzon në SPAK gjyqtaren e shkarkuar nga Vettingu: Bllokoi një investim të qeverisë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kallëzon në SPAK një gjyqtare të shkarkuar dy muaj më parë nga vettingu.

Në një deklaratë për mediat, Manja tha se ky është rast skandaloz, i turpshëm i abuzimit me detyrën e lartë të gjykatësit. Bëhet fjalë për gjyqtaren K. Çela, e cila u shkarkuar javën e fundit të tetorit nga KPK.

Jam sot këtu për të bërë publik një kallëzim që sot do ta depozitojmë në SPAK për një vendimmarrje të një gjykatëseje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke penguar një investim madhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rast skandaloz, i turpshëm i abuzimit me detyrën e lartë. Gjykatësja K.Ç. gjykatëse e gjykatës civile, ka lënë peng fëmijët duke bllokuar punën për Qendrën Kombëtare të Fëmijëve. Kur sapo ministria bëhet gati të nisë punën, prona e shtetit na del me barrë”, tha Manja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?