FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Unaza e Re”, banorët kapin hunjtë dhe lopatat (VIDEO)

Në faqen e facebook-ut ”Mbështetje banorëve të ”Unazës së Re”’, është postuar një video ku shihen banorët që në duar kanë hunjë (dru) dhe lopata, ku protestojnë kundër projektit që ju prish banesat. ”Folëm me edukatë s’na dëgjoi njeri. Tani do përgjigjemi me drunj nëse vazhdojnë punimet pa iu dhënë zgjidhje problemeve tonë”,-janë shprehur ata.

”Përshendesim hajdutët! Erjon, Dam dhe Edvin”, shkruhet në këtë postim. Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë kompaninë e cila ka fituar tenderin e ”Unazës së Re”, të kryejë punime atje.

Banorët protestojnë prej më shumë se një muaji për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre në kuadër të projektit të ”Unazës së Madhe”. Banorët mblidhen çdo ditë duke akuzuar qeverinë për vjedhje e paligjshmëri. Protesta e tyre është mbështetur nga PD dhe LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?