Ministri Blendi Gonxhja: Ura e Tamarës, një kryevepër e shekullit të 18-të (VIDEO)
“Mirëmëngjes nga Ura e Tamares dhe Hani pranë saj
Një kryevepër e shekullit XVIII, Ura e Tamares mbi Cemin e Vuklit është ndërtuar nga vezirët Bushatlli dhe mbetet një simbol i trashëgimisë sonë kulturore. Gurët e saj tregojnë histori shekujsh, duke lidhur komunitete e kultura.
Pranë saj ndodhet Hani i Tamares, dikur një strehë për udhëtarët dhe tregtarët, sot një kujtesë e mikpritjes dhe historisë shqiptare.
Monumente të Kategorisë I, që tregojnë pasurinë tonë historike dhe arkitekturore.
Vizito dhe zbulo historinë që bashkon njerëzit dhe natyrën!”, shkruan ministri Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga kjo urë dhe zona rreth saj.
KOHA JONË SONDAZH

