Urdhri i mbrojtjes për Liliana Rukon, Bregu: Kush nuk kreu detyrën të dënohet njësoj si vrasësi

Deputetja Majlinda Bregu ka reaguar sërish sot për vrasjen e Liliana Rukos dhe urdhrin e mbrojtjes, i cili ka futur në ‘sherr’ dy institucionet në Fier, Gjykatën dhe Policinë.

Kjo pasi ndërsa Bregu publikoi urdhrin mbrojtës për 43-vjeçaren që u vra mizorisht nga burri i saj, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se urdhri nuk shkoi kurrë në polici siç duhet sipas ligjit.

Pasditen e sotme, Bregu deklaroi se kush nuk ka kryer detyrën duhet të dënohet njësoj si vrasësi.
“Urdhri i mbrojtjes brenda 24 orëve të çohej në polici. Pse policia nuk e mbrojti dot Liljana Rukon? Gjykata thotë se ka nxjerrë urdhër policia thotë s’e kam marrë. Kush nuk ka kryer detyrën, duhet dënuar njësoj si vrasësi. Prokurori i përgjithshëm të nisë hetimet. Të nisë hetimin për gjykatësin dhe policinë e Fierit”, tha Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?