Urimi i Ramës nga ”Bujqësori”, ish-Ministri: U pyet për shpartallimin e strukturave të Bujqësisë

Urimi i Kryeministrit Rama për këtë fillimviti akademik, u bë nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, aty ku premtoi se do të hapet rruga e procesit të transformimit rrënjësor. Por ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, i ka parashtruar disa pyetje kreut të qeverisë.

”Zoti Kryeministër! A u pyet Universiteti i Bujqësisë dhe a u shpreh ai për shpartallimin e strukturave të Bujqësisë? A u pyet Universiteti për detyrimin e shërbimit veterinar dhe shndërrimin e tij në një atavizëm funksional? A u pyet Universiteti për ujërat dhe administrimin e tyre, tashmë në drejtim të paditur? A u pyet për AKU-në dhe drejtimin e saj? Jo nuk u pyet dhe as u përfill. Epiqendra e dialogut me profesorët dhe kerkuesit e kësaj qendre ishin mjerisht vetëm buldozerët e INUK për pastrimin e kampusit”,-shkruan Panariti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?