Ushtria amerikane sjell njësi elitë në Shqipëri: Vendndodhje unike për të mposhtur agresionin

Komanda Amerikane e Forcave Speciale në Europë, bëri me dije instalimin e një shtabi pararojë në Tiranë. Lajmin u dha nga Gjeneral Major David Tabor, komandanti i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë, me bazë në Shtutgart. Për të Shqipëria është një vendndodhje unike për të mposhtur agresionin.

“Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në koordinim të ngushtë me forcat e tjera aleatedhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje. SOCEUR është vendosur në mënyrë unike për të nxitur marrëdhëniet tona me aleatët dhe partnerët për të kundërshtuar ndikimin keqdashës, për të ndërtuar ndërveprueshmërinë, për t’iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve në zhvillim dhe nëse është e nevojshme, për të mposhtur agresionin”, shprehet Tabor.

Shqipëria mirëpriti stërvitjen masive “Defender Europe 21” dhe ka kërkuar zyrtarisht përmes ministrit Niko Peleshi, që edhe “Defender 22” të zhvillohet sërish në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analistët ndërkombëtarë e shohin si spostim të ushtrisë amerikane sa më afër vendeve që janë të rrezikuar nga konfliktet, siç mund të jenë Rusia nga njëra anë me konfliktet rreth saj dhe pjesa tjetër ku përfshihen konfliktet e Lindjes së Mesme me krizën e emigrantëve dhe Turqia që rrezikon kolapsin ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?