FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Vangjush Dako organizoi sulmin ndaj Grida Dumës”

 

Partia Demokratike reagoi menjëherë pas incidenteve të shënuara në Shkozet të Durrësit në takimin elektoral të kandidates së PD, Grida Duma ku u plagos një nga mbështetësit e saj. Nëpërmjet të deleguarit të kryesisë për Durrësin Edmond Spaho, PD akuzoi kreun aktual të bashkisë Vangjush Dako si organizator të provokimit të takimit. “Përkrahësit e Vangjush Dakos për më shumë se një orë nën vështrimin e policisë qarkullonin me shpejtësi rrugës kryesore të Shkozetit me makinën AA 910 IR e cila mbante flamurin e PS. Militantet provokuan në mënyrë të përsëritur përkrahësit e Dumës dhe pasi hasën në qetësinë e tyre ata sulmuan me gurë, duke i shkaktuar plagë njërit prej përkrahësve” – tha Spaho. Sipas Spahos, Partia Demokratike dhe i dëmtuari i cili ndodhet në spital bënë kallzim në polici. “Deshirojmë ti bëjmë të ditur frikacakut Vangjush Dako dhe tutorit të tij Edi Rama që të heqin dore nga provokimet dhe të shkëputen nga kontigjentët kriminal” – tha Spaho duke i bërë thirrje OSBE të dërgojë vëzhguesit dhe të ndjekin nga afër zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?