Vasili: Banditizmi korruptiv qeveritar dhunon Butrintin

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër për ndërtimet pa leje që po kryhen në parkun arkeologjik të Butrinti. Në një reagim për mediat ai e cilëson këtë ndërtim si një banditizëm mesjetar.

Deklarata e Petrit Vasilit:

“Banditizmi korruptiv qeveritar dhunon Butrintin. Europa ka parë ditët e saj më të errëta n Mesjetë. Shqipëria po përjeton tani mesjetën më të zezë me këtë qeverisje, sepse ka shkollëpakun në krye të qeverisë. Banditizmi korruptiv që sundon në qeverisje nuk po kursen as Butrintin, këtë monument madhështor të arkeologjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkollëpakun në krye të qeverisë, që po betonon pa mëshirë Butrintin, qoftet dhe sufllaqet e kioskave janë më me vlerë se vlerat madhështore të Butrintit mijëravjeçar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?