Vasili: Falë Ramës, Shqipëria mbetet jashtë Europës

Përmes një shkrimi në facebook, ish-kreu i ish-grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka theksuar se në këtë 9 Maj, që është Dita e Europës, Shqipëria është jashtë saj. Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1945, aty ku Shqipëria ishte shumë e vafër dhe e prapambetur, ishte në krah të të mëdhenjëve të botës.

”9 Maj 2019 jemi jashtë Europës, sepse jemi vendosur kundër parimeve të etërve themelues të saj. Ata që kanë grabitur zgjedhjet e lira dhe bashkë me to qeverisjen në Shqipëri, që instaluan zhbërjen e shtetit, krimin, trafiqet, paratë e pista dhe korrupsionin, e lanë Shqipërinë jashtë Europës në 9 Maj 2019. Kemi depozituar në këto 5 vite rekomandime palë palë, deklarata idiote për suksese imagjinare, shëtitje turistike europianësh në zyrën e kryeministrit, konferenca shtypi si një mizerabilitet propagandistik dhe përfundimi është një dhe vetëm një: Shqipëria mbetet jashtë Europës”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

9 Maj 1945 me Europën-9 Maj 2019 jashtë saj? Në 9 Maj të 1945 ishim denjësisht me Europën dhe në një radhë me fituesit mbi nazizmin e fashizmin. Me sakrifica, gjak, shkatërrime mbi shpinë, një Shqipëri shumë më e vogël, shumë më e varfër, shumë më e prapambetur, në 9 Maj të 1945 ishte në një radhe me të mëdhenjtë e botës, si bashkëkontribuese e bashkëfitimtare. 9 Maj 2019 jemi jashtë Europës, sepse jemi vendosur kundër parimeve të etërve themelues të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata që kanë grabitur zgjedhjet e lira dhe bashkë me to qeverisjen në Shqipëri, që instaluan zhbërjen e shtetit, krimin, trafiqet, paratë e pista dhe korrupsionin, e lanë Shqipërinë jashtë Europës në 9 Maj 2019. Kemi depozituar në këto 5 vite rekomandime palë palë, deklarata idiote për suksese imagjinare, shëtitje turistike europianësh në zyrën e kryeministrit, konferenca shtypi si një mizerabilitet propagandistik dhe përfundimi është një dhe vetëm një: Shqipëria mbetet jashtë Europës.

Edhe shëtitja e fundit turistike e lamtumirës politike të Mogherinit ishte një tjetër mall skarco në thesin e mbeturinave propagandistike të Edi Ramës, që e lanë sërish në 2019 Shqipërinë jashtë Europës, në këtë 9 Maj të trishtë për shqiptarët.

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?