FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili ironizon Ramën: Kryeministri lufton kundër “armiqve” gjermanë e holandezë

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Rama sa i takon kritikëve holandezë e gjermanë për integrimin e Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se ndërkohë që gjermanët dhe holandezët kërkojnë të luftohen trafikantët, krimi i organizuar, dhe korrupsioni, kryeministri Rama i kundërshton ata.

POSTIMI I PLOTE
Kryeministri lufton kunder “armiqve” gjermane e holandeze. Aferim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri po lufton me trimeri kunder armiqve gjermane e holandeze se fundmi.
Dhe ka shume te drejte ky kryeministri. Si mundet qe gjermanet e holandezet te kerkojne te luftohen trafikantet dhe krimi i organizuar. Si mundet te kerkojne te luftohet korrupsioni shperthyes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keta te huajt duket qarte qe i duan te keqen Shqiperise, ndaj kryeministri duhet t’i demaskoje dhe t’i luftoje deri ne fund ata.

Bile edhe ambasadoret e tyre duhet ti deboje nga Shqiperia.
Bile as te mos pranoje te hyje ne BE ku jane edhe keta armiq te Shqiperise.
Kryeministri ka te drejte jo gjermanet dhe holandezet.
Kryeministri e do kete vend me trafiqe,me droge,me kriminele,me korrupsion shperthyes.
Ka te drejte kjo eshte Shqiperia,qe ai do por qe ne s’e duam.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?