FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Ja kush duhet të shkojë në burg për vjedhjen te Unaza e Re

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili deklaron se zyrtarët kryesorë të qeverisë që kanë marrë pjesë në tenderin për Unazën e Re duhet të shkojnë në burg. Në një postim në Facebook, Vasili deklaron se është e turpshme dhe krimianle që sot gjenden ende në qeli banorë të Unazës së Re që kundërshtojnë shembjen e banesave dhe ata që po vjedhin janë ende të lirë dhe në detyrë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Jane ne burg ata qe mbrojten shtepite nga Rama, Gjiknuri,Qendro, qe jane akoma jashte burgut.Kujdes prokurori!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria nuk ka kursyer te fuse rrufeshem ne burg grate shtatezana,prinderit e femijve duke i lene te vetem ne mes te kater rrugeve,prinder te personave me aftesi te kufizuar,13 vjecare,te gjithe keta vetem e vetem se mbronin banesat e tyre nga hajdutet e qeverise.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hajdutlleku eshte provuar sheshit dhe pacipesisht dhe emrat e hajduteve i di gjithe Shqiperia e qe jane Rama,Gjiknuri,Qendro pse prokuroria nuk i arreston.

Akoma ne burg jane ata qe mbrojten shtepite nga hajdutet qe vazhdojne te jene ne liri.

Prokuroria eshte ne krah te hajduteve pasi me e pakta qe mund te bente per te zbatuar ligjin ishte te conte hajdutet ne burg qe e kane pranuar edhe vete fajin e tyre. Kujdes prokurori!!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?