Vasili: Këshilli i Integrimit si klub vajtocash
Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për atë që e cilëson si degradim të Këshillit Kombëtar të Integrimit, i cili sot për të u kthye në klub vajtocash. Sipas Vasili, sot qeveria nuk ka se për çfarë negociatash të flasë. ”Po këta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapën shampanjën, u përqafuan dhe u shtrënguan fort edhe na uruan më të madhe që vjet, në qershor të 2018, se negociatat ishin HAPUR !? Bo bo ç’gënjeshtarë, apo LIARS siç i thonë anglisht”,-shkruan më tej Vasili.
Postimi i plotë
Keshilli i Integrimit si serë e OMGJ-ve politike !
Keshilli i integrimit si klub vajtocash!
Keshilli i integrimit si sokaku i te marreve!
Keshilli i integrimit si nje i marrë, që flet me veten!
Keshilli i integrimit si serë OMGJ-sh politike!
Keshilli i integrimit si Mërgata e Qyqeve!
Per cfare negociatash po na flasin sot se na gajasën??
Po keta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapen shampanjen, u perqafuan dhe u shtrenguan fort…edhe na uruan me te madhe që vjet, ne qershor te 2018, se negociatat ishin HAPUR !? Bo bo ç’genjeshtarë, apo LIARS sic i thone anglisht!!
KOHA JONË SONDAZH

