Vasili: Kryeministër lëri dënglat, lufto kriminelët
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot ndaj qëndrimeve të Edi Ramës në Asamblenë e PS. Vasili i kujton kreut të qeverisë së duhet të përballet me problemet emergjente që ka vendi, si droga dhe krimi.
Në një shënim në Facebook, Vasili shprehet se kreu i qeverisë duhet të “lërë dënglat dhe broçkullat e fjalimeve psikomaniakale kilometrike dhe përballu me kriminelët, shokët e tu”.
Reagimi i plot i Petrit Vasilit në Facebook:
“Kryeministër lufto kriminelët, boll u zbythe me fjalime.
Ky shkollëpaku, kryetari i kooperativës qeveritare, flet për çertifikata, për qepë, lakra dhe presh, por s’guxon gjëkundi të flasë për drogën që mbyti vendin dhe krimin që vret përditë.
Ky Kryeministër frikacak dhe i bërë njësh me banditët e drogës dhe kriminelët, nuk guxon të thotë asnjë fjalë për ata.
Shumë e qartë, edhe ka frikë, edhe ndan përditë pushtetin me krimin.
Bëhu burrë shkollëpak dhe fol për policinë blu që përmbyti Shqipërine me drogë, që trembet nga kriminelët dhe që na bëri për faqe të zezë në sytë e botës.
Lëri dënglat dhe broçkullat e fjalimeve psikomaniakale kilometrike dhe përballu me kriminelët, shokët e tu”.
100 ditëshi i parë i qeverisë, Kryeministri Rama: Pastrim, shërbim dhe ndëshkim
KOHA JONË SONDAZH

