Vasili: Kryeministri mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka komentuar qëndrimin me dy standarde të Kryeministrit Edi Rama për rritjen e TVSH për biznesin e vogël.
Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se Rama është kthyer në armik i biznesit dhe mik i ologarkëve.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
“Kryeministri mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës.
Kryeministri në nëntor të vitit 2015, kur ja hiqte të gjitha detyrimet biznesit të vogël dhe e konsideronte ALEAT NË LUFTEN KUNDËR INFORMALITETIT, ja ç’thoshte:
“Rezultatin e parë të këtij operacioni jua dedikojmë juve. Nuk është se e kemi mirë arkën e shtetit, për të pasur mundësira të mëdha, por besoj se këto para duhet të shkojnë tek ju, tek të gjithë ata që vetëpunësohen. Me hyrjen në fuqi javët e ardhshme të këtij plani, ne i konsiderojmë bizneset e vogla aleatë në betejën kundër informalitetit për të bllokuar shkarkimin e paligjshëm të TVSH-së nga të mëdhenjtë”
Po ky kryeministër qesharak në tetor 2017 ja vë taksat biznesit e shndërron në ARMIK PUBLIK dhe ja ç’thotë:
“Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Mosdhënia dhe mosmarrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël, por që nuk janë të tillë”.
Oligarkët me shume sinqeritet u deklaruan të kënaqur me të dytën se telekomandën e kryeministrit e kanë ata.
Pavarësisht se gjithë europa ka fasha përjashtuese për TVSH-në për biznese të vogla, shkollëpaku në emër të oligarkisë e bëri sërish Shqipërinë fanar ndriçues në Europë për diskriminimin e biznesit të vogël”.
KOHA JONË SONDAZH

