Vasili, Lleshajt: Trego ku janë 10 milionë eurot! Kush i ka?

Petrit Vasili, i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj me disa pyetje për supergrabitjen në Rinas. Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, përmes një postimi në facebook, thotë se qeveria vetëm gënjen dhe prej katër ditësh nuk ka thënë se ku janë dhe kush i mori 10 milion euro-t e grabitura bredna aeroportit ”Nënë Tereza”. Vasili ironizon me deklaratën e ministrit Lleshaj, ku thotë se kjo bandë ka marrë goditje shkatërruese.

”Këta nuk i kthejnë kurrë përgjigje kesaj pyetje. Ose gajasin dynjanë si atëherë kur medemek gjeten ca lëkurina në një kusi me presion. Se këta gënjejnë vërtet me pasion por po me aq pasion tregojnë se sa të trashë janë. Na rroftë shkatërrimi imagjinar i bandave, na rrofshin edhe raportimet e sukseseve imagjinare të këtyre, në shqip e anglisht me ekrane gjigande me 3D e me 4K, me të gjitha ngjyrat e ylberit, na rrofshin edhe përgëzimet e ca të huajve për këto suksese imagjinare. Pyetja: Ku janë 10 milion eurot dhe kush i ka? Mbetet pa përgjigje si gjithmonë”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Lleshaj banda u shpartallua. Po 10 milion eurot, ku janë, kush i ka? Që kjo qeveri vetëm gënjen ky nuk është lajm. Por që gënjejnë me kamera me gojën plot, ky po është lajm. Ky ministri Lleshaj nga që ka qëndruar afër kryeustait të gënjeshtrave kryeministrit, gënjen pa kursim se e kanë si tregues këta, që lëvdohet ai që gënjen më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja çfarë thotë Lleshaj:

“Falë reagimit të policisë, besohet që banda që edhe më parë ka kryer vepra të tilla, pas humbjes së një prej anëtarëve ka marrë një goditje shkatërruese”. Mirë banda mori goditje shkatërruese dhe shumë shpejt bile, siç thotë ky Lleshaj, po të gjithë shqiptarët pyesin: Mirë ky shkatërrimi, po 10 milion eurot ku janë, kush i ka? Shkatërrimi i bandave të grabitsve është i tmerrshëm gjithmone sipas këtyre por pyetjes: Po eurot ku janë, kush i ka?

Këta nuk i kthejnë kurrë përgjigje kesaj pyetje. Ose gajasin dynjanë si atëherë kur medemek gjeten ca lëkurina në një kusi me presion. Se këta gënjejnë vërtet me pasion por po me aq pasion tregojnë se sa të trashë janë. Na rroftë shkatërrimi imagjinar i bandave, na rrofshin edhe raportimet e sukseseve imagjinare të këtyre, në shqip e anglisht me ekrane gjigande me 3D e me 4K, me të gjitha ngjyrat e ylberit, na rrofshin edhe përgëzimet e ca të huajve për këto suksese imagjinare. Pyetja: Ku janë 10 milion eurot dhe kush i ka? Mbetet pa përgjigje si gjithmonë.

R.SH/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?