Vasili publikon pamjet: Rama baltoste në anglisht Shqipërinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili  publikon videon kur kryeministri aktual Edi Rama hidhte baltë mbi Shqipërinë në kohën kur ai ishte në krye të opozitës.

Sipas video-s të publikuar nga Vasili, Rama gjatë protestave të organizuara nga PS-ja, baltoste në gjuhën angleze Shqipërinë.

Këtë postim, Vasili thotë se e bëri këtë postim pasi sipas tij, Rama në marrëveshjen me Bashën, është shprehur se Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Vasili shprehet se e vetmja gjë që mbetet është që ky Edi Rama të thotë që s’është ai në mënyrë që të qeshë gjithë dynjaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i Petrit Vasili

Shihni si Edi Rama baltoste në anglisht Shqipërinë. (video).

Edi Rama pak ditë më parë ja çfarë thoshte pa ju dridhur qerpiku:

“Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj”.

Shiheni vetë videon se si villte anglisht në Al Jazeera po ky individ, kur ishte në opozitë.

Video flet shumë qartë.

E vetmja gjë që mbetet është që ky Edi Rama të thotë që s’është ai në mënyrë që të qeshë gjithë dynjaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?