Vasili: Rama po largon mësuesit nga puna duke rikthyer ligjin e Agjitacion-Propagandës
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e krijuar në në sistemin arsimor.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili teksa i referohet rastit të largimit të padrejtë nga puna të mësueses në Kamëz, Hamide Qemirani, thekson se Rama po i heq njerëzit nga puna duke rikthyer në Shqipëri ligjin famëkeq të Agjitacion-Propagandës.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
A ka turp ky shkollëpaku?
Kryeministri shkollëhiç na çau dërrasat përditë, që medemek ai respekton rregullat, ligjet edhe për preshin, lakrën dhe sallatën etj etj.
Po mësuesen në Kamëz, Hamide Qemirani, banditizmi i qeverisë e zbon nga puna, me çfarë rregulla a ligje e heq ky kryeministër?
Jo mor jo, ky shkollëhiçi ka në kokë vetëm ligjin e Agjitacion dhe propagandes dhe te Internim dëbimeve, s’ka ky asnjë lidhje as me demokracinë e as me pluralizmin.
Këtë nuk e zë gjumi vetëm që të lulëzojnë kanabisi dhe koncesionet, se shteti ligjor na la shëndenë.
Shteti ligjor s’ka hiç të bëjë me poturet e këtij, që kutërbojne nga kanabisi.
Mësuesja Hatixhe dënohet pa ligj nga kanabisti në krye të qeverisë. Ky është morali i histerive mediatike të shtetit që ka rënë.
KOHA JONË SONDAZH

