FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Rikthimi i vizave, lajmi më i keq për Shqiptarët

Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili e cilëson si një lajm të keq dhe me pasoja për shqiptarët, vendimin e Parlamentit holandez për rikthimin e vizave.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se ky vendim vjen nga pasojat e keqqeverisjes së Edi Ramës.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajm shume i hidhur,Holanda, Parlamenti i saj votoi sot,qe shqiptareve tu vendosen vizat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptaret per shkak te kriminalizimit te qeverise dhe kryeministrit denohen qe tu vendosen serisht vizat.

Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojne krimin por mbeshteten tek ai dhe perdoren prej tij.

Opozita po kerkon me force largimin e kryeministrit sepse cdo dite qe ai rri ne karrige eshte dite e zeze per shqiptaret.

Sot shqiptaret moren lajmin me te keq qe mund te mendohej.

Ka vetem nje fajtor, ai eshte kryeministri qe po con vendin drejt gremines.

Asnje hap pas per largimin e tij si shpetimin e vetem te Shqiperise nga te tjera menxyra dhe nga te tjera lajme te zeza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?