FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Shqipëria digjet, Edi Rama krihet

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar edhe një herë grabitjen e bujshme të 10 milionë eurove në Rinas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka ironizuar kryeministrin Rama dhe ministrat e tij, duke thënë se “Shqipëria digjet kryeministri krihet e nuk kthehet, por vazhdon turizmin. Grabiten miliona në aeroport, kryeministri me ministrat vazhdojnë turizmin nëpër Europë”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria digjet kryeministri krihet e nuk kthehet, por vazhdon turizmin. Nuk është parë dhe nuk është dëgjuar kurrë kjo. Grabiten miliona në aeroport, kryeministri me ministrat vazhdojnë turizmin nëpër Europë. As që e prishin terezinë hiç, që të kthehen e të marrin pergjegjësitë, qe u rëndojnë sa një mal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por i çojnë habere dynjasë, si kuatje bretkocash moçali, me FB, cicërijnë me Twitter e paguajnë Fake lajme që të shtyjnë ymrin edhe ca sekonda.

Turp e kanë lënë këtë vend në dorë të horrave që të bëjnë ç’të duan.

Ndërsa këta vetëm agjitacion e propagandë bëjnë gjithë ditën se puna u ka thënë plaç me kohë.

Shqipërinë e kanë të fundit qejfin e tyre të parin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?