Vasili: Shqipëria pa ministër të Brendshëm, Lleshaj ka lajthitur
Deklarata e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në Kuvend se nuk ka cënim të sigurisë Kombëtare, ka nxitur reagimin e LSI-së.
Petrit Vasili, shkruan se për grabitjen në Rinas, Lleshaj ndryshon qëndrime, pasi më herët thotë ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, ministri pranoi se ka cënim, ndërsa sot e mohoi.
”Po të njëjtin ministër të Brendeshëm e nxorën për zverku nga aeroporti dhe hyri Ushtria në aeroport. Shqipëria nuk ka ministër të Brendeshëm dhe idiotësi të tilla, shqiptarët nuk kanë dëgjuar kurrë më parë. Ka përkundrazi një damlla të inkrimnuar, që kriminelët që grabisin Aeroportin nuk i kap, ndërsa protestuesit po i kap”,-shkruan Vasili në facebook.
Postimi i plotë
Ministri i brendeshem damlla dhe i lajthitur krye krejt! Ministri i Brendeshem në parlament 3 dite pas grabitjes ne aeroportin e Rinas deklaroi ne parlament: “Kemi CËNIM dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas”.
Po i njejti minister i brendeshem po ne parlament sot deklaron krejt te kunderten: “Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga një grup prej pesë vetësh që cënojnë sigurinë në aeroportin e kryeqytetit”, tha Lleshaj.
Po te njejtin minister te brendeshem e nxoren per zverku nga aeroporti dhe hyri Ushtria ne aeroport. Shqiperia nuk ka minister te brendeshem dhe idiotesi te tilla shqiptaret nuk kane degjuar kurre me pare. Ka perkundrazi nje damlla te inkrimnuar,qe kriminelet qe grabisin Aeroportin nuk i kap, ndersa protestuesit po i kap.
KOHA JONË SONDAZH

