Vasili: Të vërtetat për tradhëtarët dhe kodoshët antiKosovë

Nga Petrit Vasili

Ca të vërteta për tradhëtarët dhe kodoshët antiKosovë!!!

Strategjia anti Kosovë për pazar teritoresh, si një perpjekje e errët ,konfliktnxitëse dhe destabilizuese kishte nevoje për tradhëtarë dhe kodoshë nga Tirana e deri në Prishtinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë emrat e tyre nuk jane as mister dhe as kuorizitet pasi njihen nga të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sa e rëndë është tradhëtia kuptohet më qartë kur sheh se si ajo ka synuar të hedhë në erë tre shtyllat mbi të cilat u ngrit pavarësia e Kosovës dhe përkatësisht
tre dokumentet, që janë themeli i Kosovës së pavarur që janë:

1.Përcaktimin e kufijve në Aneksin VIII të planit të Ahtisaarit.

2.Përcaktimi në Deklaratën e Pavarësisë.

3.Vendimin madhor dhe fondamental i
GJYKATES NDERKOMBETARE te DREJTESISE.

Ja cfarë përcaktojnë qartë këto dokumente

1.Aneksi VIII i Planit Ahtisaari:

“3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste
Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu
siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës
kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të
Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.”

2.Ja ç’thote Deklarata e Pavaresise:

“1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”

3.Vulen perfundimtare i gjithe ky proces qe Kosova e kishte pritur me per dhjetra e mori:
në 22 korrik 2010,kur GJYKATA NDERKOMBETARE e DREJTESISE shpalli
Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën ajo u shpreh qarte dhe prere se :

“Vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës.”

Keto tre dokumente jane kolonat,qe percaktojne Kosoven e pavarur dhe me integritet teritorial absolutisht te padiskutueshem te njohur nga 119 vende te botes eshte sot shtet qe ulet si i barabarte ne cdo tavoline.

Keto tre dokumente jane shtyllat,qe i lejojne Kosoves qe ajo te ece pa u ndalur ne rrugetimin e saj jetik europian.

S’ka fuqi dhe tavoline, qe i zhben dot keto tre dokumente dhe tradhetaret dhe kodoshet ne Tirane e Prishtine jane shume te vegjel per ti zhbërë ato.

Ata jane fajtore pa alibi per kohen e cmuar,qe i humben Kosoves ne kete moment kyc te saj,per shperqendrimin e krijuar dhe per sherbimin antiKosove thjesht per interesat e tyre politike e personale te dites.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?