Vasili: Vlora përmbytet, kryeministri delenxhi tallet me qytetarët
Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili ka postuar pamje nga përmbytjet që kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit në Vlorë. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se kjo është mënyra sesi kreu i qeverisë tallet me banorët, të cilëve u thotë se ka bërë investime.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Vlora pa zot permbytet, se i ka dale per zot kryeministri!?? Vlora permbytet tej e ndane prej ditesh. Vlores i permbyten shtepi,biznese edhe biblioteka e qytetit ju permbyt.
Vlores i eshte paraqitur si kryeveqil vete kryeministri, qe ne 16 shkurt bubullinte e vetetinte duke thene:
“Vlora është vendi i duhur për të bërë dallimin, jo vetëm mes të shkuarës dhe të sotmes
Vlora dhe Shqiperia sot kane zot”.
Vlora as ne te shkuaren e komunizmit nuk ka pare qamet si ky i sotmi.
Vlora ne te shkuaren e para viteve 90′ ishte qyteti me i bukur i Shqiperise,ndersa Vlora sot eshte shnderruar ne thjesht vendparkimin e psikopative korruptive te kryeministrit dhe subjekt i kronikave te televizioneve ose per permbytjet,ose per djegjen e makinave,ose per vrasjet edhe ne mes te qytetit.
E permbytur,e mbetur pa zot, e perdorur per votat e radhes, Vlora sot ka vetem nje shpetim,qe kryeministri ti hiqet qafe asaj qe ajo te marre fryme e te zgjidhe hallet e shumta qe ka.
Vlora ka pare shume burra, qe kane dashur ta drejtojne dhe gjitmone i ka percjelle me shqelme ata qe ja kane prure ne maje te hundes,por nje denglaxhi,llafazan dhe genjeshtar si ky nuk ishte pare ne Vlore, per te as shqelmet s’mjaftojne.
Burrave te vertete u flasin veprat vete,ndersa genjeshtaret meken se foluri,qe te shesin mashtrimet per te verteta,tek keta te fundit ben pjese edhe ky taksirat kryeministri, qe i ka rene Vlores.
Shihni fotot e Vlores dje dhe sot e gjykoni vete pa pasur nevoje te degjoni daullet e agjitacionit e propagandes….
KOHA JONË SONDAZH

