Vasili zbulon planin e rritjes së TVSH: Rama, në shërbim të oligarkisë

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili akuzon kreun e qeverisë Edi Rama, se po dëmton biznesin e vogël për të favorizuar kompanitë e mëdha. Konkretisht, Vasili zbulon se pas nismës për rritjen e TVSH për biznesin e vogël janë interesat e supermarketeve të mëdha. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se me këtë vendim, Edi Rama po provon se është vegël në duart e oligarkëve. Nisma e qeverisë për TVSH cilësohet nga ekspertët si një masë që do të mbyllë të paktën 35 mijë biznese vetëm në Tiranë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në e biznesit të vogël. Mijëra qytetarë që kanë lidhur mbijetesën e familjeve dhe fëmijëve të tyre me biznesin e vogël janë në ankth.

TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë. Rregullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky mediokër kryeministër është i qetë vetëm kur oligarkët gëzohen për rregullat, që ai vë dhe i pasuron pa fund ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Biznesi i vogël kërcënohet nga asgjësimi masiv për llogari të supermarketeve gjigante të oligarkisë.

Mijëra familje lihen në mëshirë të fatit nga arroganca e një shkollëpaku të shndërruar në marionetë të oligarkisë.

Ky kryeministër nepsqar i urren shqiptarët e thjeshtë dhe të varfër. Asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?