Vdekja e minatorit, deputeti i LSI-së dënon heshtjen e qeverisë për situatën në Bulqizë

Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në minierat e Bulqizës ku një tjetër minator humbi jetën në punë, Lëvizja Socialiste për Integrim dënon heshtjen e qeverisë lidhur me ngjarjen në fjalë.

Reagimi vjen nga deputeti i LSI-së në Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa shpreh ngushëllimet për familjen e minatorit 62 vjeçar, Medi Hidri, Spahiu shpreh indinjatën e til jo vetëm me kushtet e vështira që përballen minatorët por edhe për5 kushtet që ai i cilëson skandaloze të Spitalit të Bulqizës

Reagimi i plotë i Përparim Spahiu

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër jetë e humbur në minierën e Bulqizës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjë fjalë nga Kryeministri, as ngushëllimi i rastit..

Asnjë fjalë Ministria e linjës, as ngushëllimi i rastit..

Por më e rënda, asnjë fjalë nga Ministrja e Shëndetësisë, e ndodhur në të njëjtën ditë në Bulqizë, për “të dëgjuar e bashkëqeverisur me qytetarët”.

Prej saj nuk desha të dëgjoj ngushëllime, por minimalisht dy fjalë për gjëndjen skandaloze të spitalit të Bulqizës dhe mbase dy fjalë të tjera për Statusin e Minatorit si Ministre edhe e Mirëqënies….

Unë ngushëlloj familjen me lutjen në Zot që të mos ketë më raste vdekje as në Bulqizë e as në të gjithë minierat e tjera…

Ngjarja e djeshme

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në një minierë në Bulqizë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 62-vjeçar. Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në nivelin D të galerisë.

Mësohet se viktimë ka mbetur Medi Hidri, i cili ende nuk është nxjerrë nga miniera.

“Rreth orës 10.15, salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi M.H, rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë, (minator). Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe i ka shkaktuar vdekjen. Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje”- njoftoi dje policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?