FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VELIAJ BËN REZYMENË E PUNËS SI MINISTËR: HAPJA E DOSJEVE, PUNËSIMI DHE DËMSHPËRBLIMET

 

Erion Veliaj, kandidat i së majtës për Bashkinë e Tiranës ka postuar së fundmi dy arritjet e tij si ministër, siç ai i cilëson, punësimin dhe dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve.

Veliaj ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga ministria javës tjetër dhe ndërkohë në profilin e tij në ‘’Facebook’’ shkruan se është krenar që në një vit kanë përfituar më shumë se 5070 ish-të përndjekur.“Shpërndaje premtimin e mbajtur! Vuajtja nuk ka çmim, por jemi krenarë që vetëm në një vit kanë përfituar dëmshpërblimin më shumë se 5070 ish të përndjekur politikë. Po hapim dosjet sepse një komb që harron, i përsërit gabimet e veta. ‪Shqiperia Solidare. ‎Gjera Konkrete”, shkruan Veliaj.Përveç këtyre, Veliaj ka publikuar edhe shifrat e nxitjes së punësimit, që gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“‎Fondi Nxitjes Punësimit u trefishua në 2014 (2.7 milion dollarë) dhe u dyfishua në 2015 (4.5 milion dollarë). Ndihmoi mijëra të sapodiplomuar, persona me aftësi të kufizuar, emigrantë të sapokthyer dhe gra e vajza. ‪Puna Mbare’’, shkruan në profilin e tij Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?