Veliaj dhe Balla në Kavajë: Demokratët po e braktisin përfundimisht Sali Berishën

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, zhvilluan një takim me komunitetin librazhdiot të Kavajës dhe Rrogozhinës. Në qytetin e Kavajës, së bashku me disa demokratë, iu bashkua Partisë Socialiste edhe ish-futbollisti i njohur i kombëtares, Andi Lila, dikur edhe i propozuar si kandidat i PD për deputet.

“E patë Saliun te stadiumi “Arena Kombëtare”? Demokratët kishin vite që dëgjonin “Arena e krimit”, “Arena e Ndragheta-s”, “Arena e mafies”, “Arena e drogës”, arena e të gjithë poshtërsive të ndryshme… Pastaj, iu duhej arena, se duhej të bënin një aktivitet dhe në atë moment, Saliu tha: “Arena e lirisë”, “Arena e demokracisë”, “Arena e fitores”! Por, respekt për demokratët. Jo vetëm për demokratë si Andi Lila, si Çiljeta, Ermal Mamaqi, e shumë të tjerë që na janë bashkuar, por respekt për çdo demokrat të thjeshtë. Sepse pasi panë Saliun që e ndërroi pllakën, e lanë tek pullë në mes të arenës, vetëm, me 22 mijë karrige bosh. Faleminderit dhe respekt, se e kanë kuptuar që nuk është me të sharë, është me të punuar; nuk është me të mallkuar, është duke përveshur mëngët dhe duke ecur përpara,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Sali Berisha pasi u kthye në makthin e tre brezave, tashmë kërkon të shkatërrojë edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se Sali Berishës i duhen votat vetëm për t’i dalë kundër Amerikës dhe ftoi çdo demokrat të kuptojë që interesi i tij dhe i Ilir Metës nuk janë qytetarët. “Thotë dikush: ‘Jam demokrat. Kam 32 vjet që votoj për Partinë Demokratike’. Po, shumë mirë ke bërë, por është koha të mos t’ia japësh ti votën, mos u bëj ti fajtor t’i japësh votën Ilir Metës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë, jo se duan të bëjnë ndonjë punë të mirë për Rrogozhinën, jo se duan të bëjnë ndonjë punë të mirë për Kavajën, harrojeni. Nuk u duhet fare bashkia atyre. Harrojeni se kanë ndonjë interes ata për këta dy kandidatët. Këta janë dy lolo që i kanë gjetur rrugës për t’i përdorur kësaj radhe.

Këtyre nuk iu duhet bashkia. Këta duan ca vota t’i dalin Amerikës, t’i thonë: “shiko, se jemi edhe ne këtu, na merr edhe ne në konsideratë”. Saliu do ca vota për të hequr vulën. Nuk ia heq njeri atë “non grata-n” në ballë!” tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?