Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 10:05 Alarm në Francë para PSG-Roma, policia merr masa të ashpra Ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Romës, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League dhe e programuar të zhvillohet të mërkurën në orën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veliaj në Rrogozhinë: Programi ynë është falas, Luli e shet 10 mijë lekë; Rama dhe PS do fitojë sepse ka punuar

Politikë E martë, 30 Mars 2021 18:35
Veliaj në Rrogozhinë: Programi ynë është falas, Luli e shet 10 mijë lekë; Rama dhe PS do fitojë sepse ka punuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erioj Veliaj, së bashku me kandidatin për deputet të Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zhvilluan një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Rrogozhinë. Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës tha se, ashtu sikurse për artistët që zgjedhin të mbështesin një forcë politike, sidomos në fushata elektorale, edhe shoqëria civile duhet të luajë rolin e saj, duke analizuar programet që partitë ofrojnë.

“Unë besoj që të jesh shoqëri civile nuk është sporti i të qenit gjithmonë kundra, por i të qenit i pavarur. Ama, të jesh i pavarur nuk do të thotë të mos kesh një opinion. Në fushatën e Biden të gjithë artistët më të mëdhenj u pozicionuan dhe thanë “vërtet unë jam artist dhe muzikën duan ta dëgjojnë të gjithë, edhe republikanë edhe demokratë, por, ama, në finale nuk jam pa opinion, unë zgjedh diçka progresiste”. Roli i shoqërisë civile, sidomos në një fushatë, është që të na kontrollojë programet, kush është programi më serioz. E nëse flasim për program, programi ynë është falas, gjendet në internet po e postojnë kudo. Ndërsa programi i tyre kushton 10 mijë lekë. A keni parë ndonjë lider të thotë, “po i bëj një letër të hapur popullit, por letra bën 10 mijë lek ta hapësh?! Kjo është qesharake”,-tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Veliaj theksoi se përtej opinioneve, shoqëria ka nevojë të vihet përpara fakteve. ”Unë besoj që qëllimi i shoqërisë civile është të bëjë atë që quhet “fact check”, kontrolli i fakteve, kush gënjen dhe kush thotë të vërtetën. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, por nuk mund të kemi fakte të ndryshme. Është fakt që u mbyll “Kristali” me “Vitrinën”. Është fakt, ka 7 vjet nuk ka më protesta të të përndjekurve, se u dhanë të 7 këstet. Është fakt që PS e çoi çështjen çame në Gjykatën Kushtetuese e në Hagë. Është fakt që tek partia që kemi përballë po the dhëndri, kunati, djali dihet për kë e ke. Edhe tek ajo partia e vogël që është bërë kokoshi një thelë, po the burri dhe gruaja merret vesh për kë e ke. Këto janë fakte. Ti nuk e ke në dorë Presidentin që çmendet, shkon zihet me policët në prag pensioni të Bashkisë dhe as Presidentin e mëparshëm që shkon e zihet me lodrat e fëmijëve tek liqeni. Është fakt dalldia e dy presidentëve konsekutivë. Ne mund të kemi opinione të ndryshme si bëhen rrugët, por është fakt që Astiri u bllokua tre vjet”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fund kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh i bindur për fitoren e Partisë Socialiste për vetë faktin se çdo qytet i Shqipërisë sot është transformuar. ”Unë jam i bindur që ne do fitojmë, jo se e thonë sondazhet, por se është punuar. Edi Rama ka punuar. Janë transformuar qytetet në mënyrë të paimagjinueshme, qytete që kishin ngelur si xhepa, siç është Rrogozhina; qytete që ishin lënë pas dore, si Vlora, apo Durrësi; qytete që kishin ngelur në harresë, siç ishte Korça; qytete për të cilat kujtoheshin vetëm për ditëlindjen e Skënderbeut, si Kruja, apo kryeqyteti, Tirana, ku qeveria vinte me matrapik të prishte Zogun e Zi, ku zaptohej Liqeni, Lana e Parku Rinia”.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Etiketat e lidhura

edi ramaErioj VeliajPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm në Francë para PSG-Roma, policia merr masa të ashpra
Para 10 minutash

Alarm në Francë para PSG-Roma, policia merr masa të ashpra

114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912
Para 13 minutash

114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912

Haaland: Manchester City në dyshim, duhet ta nxjerrim cilësinë
Para 13 minutash

Haaland: Manchester City në dyshim, duhet ta nxjerrim cilësinë

Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV
Para 26 minutash

Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 12 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 14 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

4 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 12 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.