Veliaj: Po shfrytëzojmë çdo hapësirë për fëmijët që duan të merren me sport

Gjimnazi “Besnik Sykja” në Tiranë, po i nënshtrohet rikontruksionit të plotë, duke i shtuar hapësirat dhe një palestër të re për nxënësit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për godinën e re, u shpreh i kënaqur me ecurinë e punës. Ai tha se pavarësisht motit jo të mirë të këtyre ditëve, është bërë 50% të punës dhe shkolla pritet të jetë gati për sezonin e ardhshëm mësimor.

Falenderoj kolegët, të cilët pavarësisht vështirësive të motit, nuk e kanë ndalur punën. Fakti se është bërë më shumë se gjysma e punës, është një lajm i shkëlqyer. Jo vetëm për ne, që jemi palë kontraktore si Bashki e Tiranës, por sidomos për stafin pedagogjik dhe nxënësit, të cilët sot mësojnë te ‘Petro Nini’”, tha Veliaj. Ai dha lajmin se edhe shkolla tjetër ikonë e Tiranës, “Petro Nini Luarasi”, do të rikonstruktohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mandatin tjetër do të bëjmë një ndërhyrje masive për “Petro Nini Luarasin” e ri, por sot fokusohemi te “Besnik Sykja”, një shkollë në zemër të Tiranës, në mes të Njësisë 5, një nga zonat ku edhe tregu imobilar, tregu i pronës, është nga më të lartët në Tiranë”, nënvizoi Veliaj. Për këtë arsye, tha kreu i bashkisë, është treguar kujdes që hapësira të shfrytëzohet maksimalisht, në mënyrë që terrenet e reja sportive, me të cilat po kompletohet çdo shkollë, të përdoren nga fëmijët edhe gjatë orëve të pasdites.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?