FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj poston foto pas takimit me Zelenskin: Do rindërtojmë shkolla, ekspertizë rimëkëmbjes së Ukrainës

Bashkia e Tiranës do të ndihmojë Ukrainën me rindërtimin e shkollave dhe do të japë ekspertizën e saj për rimëkëmbien si pasojë e luftës. Një ditë pas takimit me Presidentin e Ukrainës, Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se Presidenti Zelenski i shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelenski në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë dhe Kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër. Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra – ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës”, thekson Veliaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur mirënjohjen dhe për Dario Nardellan, Presidentin e Eurocities që mori drejtimin e 8 qyteteve të para që ndërmorën nismën për fillimin e rindërtimit të Ukrainës. “Jam shumë krenar për Dario Nardellan – Presidentin tonë të Eurocities – që mori drejtimin e 8 qyteteve të para që nismuan procesin e përpjekjeve për rindërtimin e Ukrainës, çka shpresoj se do të ndiqet edhe nga qytete të tjera. Shqipëria, me rimëkembjen pas tërmetit, mund të japë shumë mësime që ia vlejnë të dëgjohen”, shprehet Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte pjesë e grupit të Kryetarëve të Bashkive të Qyteteve Evropiane të Eurocities në mbështetje të Ukrainës. Në prani të Presidentit Zelenski, Shefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak dhe Presidenti i Eurocities Dario Nardella, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?