Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: “Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Botond Szebeny, me të cilin diskutoi mbi zhvillimin e shërbimeve postare dhe përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme të PostEurop, e cila do të mbahet në tetor në Tiranë. Veliaj theksoi rëndësinë e rolit të postës në epokën moderne, duke përmendur përmirësimet në shërbime, si shpërndarja e pensioneve dhe abonimeve për të moshuarit.

“Jemi vërtet të nderuar sepse asambleja juaj e përgjithshme do të jetë këtë tetor në Tiranë dhe jam krenar që keni zgjedhur qytetin tonë. Posta Shqiptare, gjithashtu edhe Posta Europiane, ka rishpikur veten me kolipostën, me dërgesat, po e shikojmë me procesin tonë zgjedhor, ku diaspora do të votojë me postë. Posta ka një pafundësi shërbimesh që mund të ofrojë. Sot po shikojmë se si me postën mund të shpërndajmë edhe abonenë e autobusit, që të jetë sa më e thjeshtë për të moshuarit, gjyshërit dhe gjyshet”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se Tirana është gati të presë ngjarje të rëndësishme, si Giro d’Italia dhe Këshilli Politik Europian. “Këtë vit Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Ne do të presim Giro d’Italia, e cila ka zgjedhur Shqipërinë për të filluar këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. Këshilli Politik Europian, mbas Budapestit, transferohet gjithashtu në Tiranë në mes të Majit. Ju jeni qershia mbi tortë në fund, edhe mezi pres që gjithë postat e Europës të kenë një eksperiencë të jashtëzakonshme në Tiranë, të jetë edhe një mundësi për të prezantuar qytetin që ka ndryshuar më shumë në të gjithë Europën në këto 10 vitet e fundit”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, Szebeny shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Postës Shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa nënvizoi se ky takim dhe asambleja do të forcojnë bashkëpunimin mes PostEurop dhe autoriteteve shqiptare, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit postar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?